Prezantohen për herë të parë grafikat e Gëzim Qendros

schedule15:15 - 27 Shkurt, 2019

schedule 15:15 - 27 Shkurt, 2019

Në veprimtaritë përkujtimore të studiuesit të njohur Gëzim Qendro u projektua dokumentari ‘Enigma Kinostudio’ si dhe u ekspozuan për hërë të parë grafikat dhe vizatimet e viteve ’90-të.

Pak kush ka parë ciklin e vizatimeve dhe grafikave të studiuesit të njohur Gëzim Qendro, pasi ai pas viteve ‘90 u fokusua më shumë tek studimet kritike mbi artin.  Prezantimi  i tyre bëhet në veprimtaritë përkujtimore për studiuesin e ndjerë organizuar nga familja edhe bashkëshortja.  Gazetarja Arta Marku thotë se nuk ka parë kurrë një ekspozitë të tij. Sipas  kuratorit Agron Mesi këto vizatime kanë në thelb, binomin mes trupit dhe shpirtit.

Gazetarja Anisa Ymeri përmbylli atë që nisën bashkë me studiuesin Gezim Qendro dokumentarin ‘Enigma Kinostudio’ studiuesi e kishte menduar ta realizonte  me syrin e kameras edhe para realizimit të librit.

Dokumentari hedh dritë mbi  “Enigmat  rreth arkitekturës dhe formave, që ka ndërtesa e projektuar nga rusët dhe e inaguruar në vitin 1952 nga vet Enver Hoxha,  e cila më pas ishte streha e kinemasë shqiptare, që kur regjimi i dha formë propagandës komuniste për gjysëm shekulli.

Por bashkëshortja Arta Marku thotë se dorëshkrimet e tij do shohin dritën e botimit dhe bëhet fjalë për 18 vepra. Gëzim Qendro ishte një nga kritikët dhe filozofët më të njohur në vend, si dhe një nga themeluesit e Bienales së Artit të Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!