Prezantohej si punonjëse e Interpolit, merrte 8000 euro për një vizë

schedule12:39 - 7 Maj, 2018

schedule 12:39 - 7 Maj, 2018

Një 48 vjeçare nga Lezha ka rënë në prangat e Policisë për mashtrim. Pranvera Stojani prezantohej si punonjëse e Interpolit dhe u premtote vizë amerikane. Nëpërmjet mashtrimit, ajo u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për t’u dhënë vizë amerikane, pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Njoftimi i Policisë

U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro, ndalohet një shtetase nga Policia për “Mashtrim”

Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :

– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.

Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për t’u dhënë vizë amerikane, pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!