Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Pretendimet se Kuvendi pengon drejtësinë, politike”, Manja: SPAK nuk po pengohet për ndjekjen penale të deputetes

schedule10:33 - 9 Mars, 2026

schedule 10:33 - 9 Mars, 2026

Manja: Kuvendi nuk gjykon fajësinë, ky atribut i përket gjykatës. Kompetenca e kuvendit në këtë rast kufizohet. Nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike apo natyra të tjera të paligjshme, kuvendi nuk bën vlerësimin e provave.

Nëse plotësohen apo jo kushtet kuvendi duhet të bazohet në gjykimin e vet. Në lidhje me faktin nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike. Këhsilli konstaton një fakt publik, kallëzimi I parë është bërë nga Lulzim Basha ish kryetar I PD dhe I dyti, nga Gazment Bardhi, e kam theksuar edhe në mbledhjen e Këshillit që ka qenë në konflikt të pastër interesi. Më vonë këto dy procedime janë bashkuar në një të vetëm

Viti 2024, koha kur u bënë kallëzimet për shkelje të barazisë në tendera, që nuk është një vepër korruptive, koincidon me një periudhë para zgjedhore, pastaj u zhvilluan zgjedhjet dhe fill pas tyre kemi një ashpërsim të gjuhës politike. Në analizën tonë nuk jemi ndalur në këtë pikë. Respektojmë qëndrimin e deputetes Balluku që e konsideron këtë cështje drejtësie dhe vetëm drejtësie.



Në vlerësimin e SPAK për masën e arrestit, jemi ndaluar në vlerësimin tonë, nëse përmbushen kushtet ligjore për këtë masë, sa I takon prishjes së provave, të ikjes, apo një vepër më të rëndë. Në vlerësimin tonë jemi bazuar në provat që bashkëshoqëron kërkesën e SPAK.
Nuk kemi bërë vlerësim gjyqësor të provave, nuk është ky roli I Kuvendit. Në Këshill nuk arritëm të dalim me një raport të përbashkët, Raporti I opozitës mbron tezën se Kuvendi të mos ndërhyjë në vlerësimin e masës. Në vlerësimin tonë kjo masë nuk përputhet me kushtetutën, neni 73 I jep kuvendit një rol thjesh formal. Nëse dhënia e këtij autorizimi do jetë I detyrueshëm, Kuvendi do të shndërrohej në një organ formal. Imuniteti proceduarial është garanci  për mbrojtjen e kuvendit, Ky rol i Kuvendit del qartësisht në rast të arrestit në flagrancë të deputetit. Nga ky parashikim kushteues del qartë se roli I Kuvendit për dhënie autorizimi për arrest është thelbësor. Kuvendi ku konstaton se nuk janë respektuar kushtet, merr attribute që i referohen gjyqësore. Nëse kuvendi voton formalisht ai heq dorë nga fuksioni kushtetues dhe dobëson parimin e ndarjes se pushteteve. Imuniteti nuk ekziston më pas ndryshimeve të 2012, deputeti hetohet, caktohen masa të ndryshme.

Sot që flasim ndaj Ballukut ka një hetim penal të nisur në SPAK nga gushti 2024, SPAK po heton lirisht dhe nuk po pengohet, sa i takon kërkesës për zëvendësimin e masës, kompetenca I takon seancës plenare pasi merr një raport. Pretendimet se Kuvendi duke u kujdesur të ruajë parimet e Kushtetutës, pengon drejtësinë, nuk kanë bazë por janë tërësisht politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!