Pretendimet për përfshirjen e Ukrainës në sulmin terrorist në Moskë, Kievi reagon sërish: Të papranueshme!

schedule14:04 - 23 Mars, 2024

schedule 14:04 - 23 Mars, 2024

Këshilltari presidencial i Ukrainës Mykhailo Podolyak ka hedhur poshtë çdo pretendim për përfshirjen e Ukrainës në masakrën e ndodhur në Moskë gjatë natës të premten në një koncert.

Ai rithekson se Kievi nuk ka aspak lidhje me sulmin terrorist të ndodhi në Crocus, ku u raportuan mbi 100 të vdekur, pasi disa persona qëlluan me armë dhe hodhën granata. Qindra të tjerë u plagosën.

“Çdo përpjekje për ta lidhur Ukrainën me këtë sulm është e paqëndrueshme dhe e papranueshme. Ukraina nuk ka as lidhjen më të vogël me këtë ngjarje. Ukraina ka një luftë në shkallë të plotë me Rusinë dhe do të zgjidhë problemin e agresionit të Rusisë në fushën e betejës. Versionet e shërbimeve speciale ruse në lidhje me Ukrainën janë absolutisht të paqëndrueshme dhe absurde”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!