Pret turistë nga e gjithë bota/ Operatori turistik në Shëngjin tregon “çelsin” e suksesit të punës së tij

schedule20:10 - 2 Nëntor, 2024

schedule 20:10 - 2 Nëntor, 2024

Duke qenë se ishte gjithmonë pranë detit, Mario Gjini, një i ri nga Shëngjini i Lezhës vendosi t’i dedikohej turizmit. Filloi të merrej me Beach Bar, por turistët e bënë për vete dhe kjo nisi t’i pëlqejë.

Ai u ka shërbyer shumë turistëve të ndryshëm, por gjithmonë me një qëllim të vetëm, t’i kënaqë të gjithë dhe duket se ja ka arritur.

Megjithëse jemi në fund të tetorit dhe prej muajit korrik ka mikpritur rreth 850 kampera, Mario thotë se është edhe koha që e favorizon diçka të tillë. Ai tregon eksperiencën e tij me të huajt që i trajton si të ishin një familje me të.

Kjo mënyrë e ka bërë Marion e sukseshëm, pasi janë vetë turistët që ja konfirmojnë se ndjesia që marrin i bën ata të shpenzojnë, por ndërkohë edhe argëtohet vetë.

Duke qenë se bëhen të gjithë një në ambientin e ngritur prej tij tek Rana e Hedhun në Shëngjin thotë se të huajve ju intereson të dinë për personin ku po qëndrojnë. Mario tregon se ndonjëherë i duket sikur po e marrin në pyetje. Duke qënë se shërben me familjen, kjo gjë bëhet e thjeshtë për të dhe që pëlqehet nga të huajt.

Të huajt kanë shkruar emrat e tyre në një tabelë dhe të paktën vinë dy herë në vit. Mario tregon se në mbrëmje kur ai nuk mund të qëndrojë aty, të huajt komunikojnë me prindërit e tij që nuk dinë gjuhë të huaj përmes pikturave.

Zgjatja e sezonit është diçka që dëshiron shumë, ashtu si edhe të kontribuojë në mjedis, kryesisht duke pastruar plazhin që e bën shpesh edhe me turistët.

Zgjedhja që ka bërë është ajo e duhura, por Mario thotë se diçka e tillë duhet të bëhet edhe në male dhe për këtë apelon tek të rinjtë.

Mario është shumë i njohur tek të huajt, të cilët e kanë promovuar atë dhe biznesin e tij ndërsa vetë Mario thotë se këtu nuk e njeh askush sepse ai qëndron vetëm tek puna./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!