Prestigjozia spanjolle e bën fakt të kryer largimin e Mbappe nga PSG

schedule17:52 - 20 Janar, 2022

schedule 17:52 - 20 Janar, 2022

Kylian Mbappe raportohet se ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë e lidhur me Real Madridin që nga vera e këtij viti.

Mediat në Spanjë, përkatësisht “ESPN” raporton se largimi i francezit nga Paris-Saint-Germain tashmë është një çështje e kryer.

Ish-sulmuesi i Monacos nuk ka bërë asnjë hap drejt rinovimit të kontratës më gjigantët e Francës dhe pritet që të kalojë në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë.

Kompletimi i këtij operacioni pritet të bëhet ne muajin qershor.