Prestige Home Center festoi 5 vjet suksesi në një mbrëmje Gala me të ftuar nga bota e biznesit dhe medias.
“Kemi pesë vite që i dedikohemi tërësisht arredimit dhe brand-eve ndërkombëtare në këtë sector. Është festë e madhe për të gjithë. E veçantë është pjesa e zbritjeve deri në 60 %. I ftoj të gjithë të përgitojnë”, ka thënë Oltjon Rukaj drejtor Marketingu Prestige Home Center
Një mbrëmje dedikuar tërësisht partnerëve që përfaqësojnë markat prestigjioze ndërkombëtare.
“Është privilegj të festojmë së bashku 5 vite suksesi, përkushtimi dhe vetëbesimi ndaj qendrës. Për herë të parë në Shqipëri Prestige Home solli market e luksit. Prej pesë vitesh mijëra shtëpi dhe biznese janë arreduar nga Prestige Home, duke sjellë cilësinë e markave lider në treg”, ka thënë nga ana tjetër CEO i Prestige Home Center, Gazmir Paja.
Prestige Home Center i dha një rëndësi të veçantë zgjerimit të qendrës në një projekt prej 30 000m2 duke e bërë kështu qendrën më të madhe të arredimit në rajon!
Prestige Home Center i dha rëndësi uljeve të mëdha deri në -60% të cilat do të zgjasin deri me datë 5 qershor./abcnews.al