Presion i hapur për kampionatet, zbulohet dokumenti i dërguar nga UEFA

schedule08:31 - 3 Prill, 2020

schedule 08:31 - 3 Prill, 2020

Belgjika pritet të zyrtarizojë mbylljen e kampionatit, ndërkohë që edhe në Holandë janë disa klube, mes tyre edhe Ajax, që kërkojnë që t’i jepet fund sezonit futbollistik. Ka edhe në vende të tjera klube që mendojnë të njëjtën gjë, por UEFA është kategorikisht kundër.

Një ditë më parë, klubet, federatat dhe ligat kanë marrë një letër, të nënshkruar nga presidenti i UEFA, Aleksandr Ceferin, presidenti i ECA, Andrea Agnelli dhe presidenti i European Leagues, Lars-Christer Olsson. Qartësisht u kërkohet që askush të mos marrë vendim për mbylljen e sezonit tani.

Në një pjesë të letrës së dërguar, thuhet qartë diçka e tillë: “Ne kemi besim se futbolli mund të rinisë sërish në muajt në vazhdim – me kushtet që do të përcaktohet nga autoritetet publike – dhe besojmë se çdo vendim për të ndërprerë garat, në këtë fazë, është i parakohshëm dhe i pajustifikueshëm”. /abcnews.al