Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Presim që të arrijmë deri në 460 mijë vizitorë në vit,” Margariti për Butrintin: Nëse s’u ofrojmë shërbime bëjmë autogol

schedule22:43 - 9 Maj, 2022

schedule 22:43 - 9 Maj, 2022

Kalimi i Butrintit në një fondacion privat për 10 vite ka shkaktuar debate të forta në komisionin e ekonomisë ditën e sotme. Opozita e ka cilësuar marrëveshjen një shkelje të interesit kombëtar dhe në kundërshtim të plotë me konventat ndërkombëtare .Por për ministren një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

E ftuar në “Log” me Endri Xhafon mbrëmjen e së hënës, Elva Margariti tha se sipas projeksionit të bërë për planin e biznesit, pritshmëritë janë që Parkun e Butrintit ta vizitojnë deri në 460 mijë vizitorë në vit. Por, sipas ministres, nëse këta vizitorë nuk gjejnë shërbime në sit, ky do të ishte një autogol.

Ministrja shpjegoi: Duhen audio-guida, virtual-tours, postacione të reja, kulla veneciane, mund të bëhet hiking…vizita në liqen, aksesim nëpërmjet liqenit në qytetin antik të  Butrinit. Turistët nuk do ta rekomandojnë tek të njohurit e tyre nëse s’do të gjejnë shërbime në sit.”



Po ashtu, Margariti shpjegoi se mund të jenë në dispozicion e dhe bileta për ta vizituar Butrintin më shumë se një ditë, duke ofruar shërbime edhe gjatë natës. Duke u kthyer tek numri i vizitorëve, ministrja theksoi se ato nuk do të  jenë pika e vlerës së shtuar të Butrintit.

“Qendra e vizitorëve është një nga elementet e para që ky sit duhet të ofrojë. Maset pulsi i vizitorëve.  Qendra antike, e zonës arkeologjike, ngrihet grupi kërkimor dhe fillon financimi për kërkimet shkencor… njëfarë turizmi akademik.”

Ndërsa, e pyetur nëse me këtë kalim të menaxhimit të Parkut tek një fondacion privat, shkelet neni 5 i Konventës së UNESCO-s, Margariti tha se ky nuk është rasti.

“Sipas kuadrit ligjor nuk ka asnjë lloj shkelje, administrimi do të bëhet nga fondacioni i menaxhimit të Butrintit. S’mund të nxjerrim vetëm figurën e partnerit strategjik si elementi kyç në këtë rast.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!