“Presim që bashkia të na shërbejë më mirë”, qytetarët e Kukësit dalin përsëri të votojnë për kryetarin

schedule16:05 - 24 Shtator, 2023

schedule 16:05 - 24 Shtator, 2023

Banorët e Kuksit ju janë drejtuar sërish kutive të votimit, me shpresën se kryetari i ri nuk do të prodhojë një skandal si ai i Safet Gjicit.

Cilido të fitojë njëlloj janë”, ka thënë një qytetar.

Votova, çfarë të presim nga këto zgjedhje, sa andej sa këtej ne nuk presim asgjë”.

Qytetarët kërkojnë ndihmë ekonomike më të lartë dhe më shumë rrugë të shtruara në qytet dhe në fshatra.

“Asistenca sociale për familjet, të përmirësohet infrastruktura”, ka thënë një qytetar.

Një tjetër shprehet se punësimi është i rëndësishëm.

Për të votuar nuk kanë shkuar vetëm ata që jetojnë në Kukës.

“Jetojmë dhe punojmë në Tiranë, por gjendjen civile e kemi në Kukës dhe e ndjejmë si detyrim moral që të votojmë”, ka thënë një tjetër votuar.

Kjo është hera e dytë brenda 5 muajve që kuksianët zgjedhin një kryetar bashkie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!