TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është pritur me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Tirana zyrtare pret më 13–14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor).
Kjo është një ngjarje me rëndësi kryesore pasi bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka pohuar se Shqipëria do synojë t’i përmbyllë kapitujt e saj negociues me Bashkimnin Evropian brenda vitit 2027. /abcnews.al

