Presidentja e KE konferencë me kryeministrin/ Negociatat, Rama: Tani fillon puna!

schedule16:22 - 23 Tetor, 2024

schedule 16:22 - 23 Tetor, 2024

Në konferencën e përbashkët për shtyp nga kryeministria, Rama me Von Der Leyen shprehu mirënjohjen për kryetaren e Komisionit të Europës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama theksoi se tani Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për negocim dhe ka hapur grup kapitullin e parë duke hyrë në fazën e re. Gjithashtu shtoi se skuadra e negociatave ka treguar në Bruksel që është në lartësinë e duhur.

“Sot është një ditë shumë e vecantë dhe sot ju nuk do ta përsërisni fjalinë me të cilën keni mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme të shtypit. Ne duam të fillojnë negociatat. Sot keni ardhur në Shqipëri pasi tani Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për negocim dhe ka hapur grup kapitullin e parë duke hyrë në fazën e re, dhe kur të vini përsëri në konferencën duam të vini duke thënë ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne jemi shumë të vendosur në këtë, skuadra jone e negociatave ka treguar në Bruksel që është në lartësinë e duhur. E dimë që sfida bëhet e vështirë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!