Presidenti Xi Jinping: Kina kaloi një provë historike me menaxhimin e Covid-19

schedule09:48 - 8 Shtator, 2020

schedule 09:48 - 8 Shtator, 2020

Kina ka kaluar një “test të jashtëzakonshëm dhe historik” me përballimin e pandemisë së koronavirusit. Të paktën kështu është shprehur presidenti i vendit Xi Jinping gjatë një ceremonie ndarje çmimesh për mjekët.

Mekanizmat e propagandës në vend kanë “pompuar suksesin” me të cilin Kina e ka menaxhuar këtë krizë të shëndetit publik, shkruan abcnews.al

Po ashtu, menaxhimi i pandemisë është marrë si një shembull i zhdërvjellësisë dhe organizimit të lidershipit komunist. Xi ndau medalje ari për “heronjtë” e fushës mjekësore para qindra personave që duartrokisnin.

“Ne kemi kaluar një provë të jashtëzakonshme dhe historike. Ne arritëm shumë shpejt sukses në luftën e popullit kundër koronavirusit. Ne po udhëheqim botën me rimëkëmbjen ekonomike dhe në luftimin e Covid-19,” deklaroi presidenti kinez.

Kina është vënë nën vëzhgim intensiv global për mënyrën se si iu përgjigj virusit ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Australia kryesojnë me akuzat kundër Pekinit se ka fshehur origjinën dhe “seriozitetin” e virusit.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani Kina numëron 85,144 të infektuar dhe 4,634. Megjithatë, Perëndimi mendon se Kina ka nënraportuar raste duke marrë parasysh numrin e ulët të viktimave, të krahasuar me vende që janë goditur po aq fort sa Kina nga pandemia. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!