Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Titulli iu dha “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë”. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, parlamentit, trupit diplomatik, pushtetit vendor, ish-ambasadorë si edhe personalitete të tjera të jetës publike në vend. Bashkim Zeneli është nderuar me tituj të ndryshëm dhe ka marrë vlerësime të shuma nga autoritetet e vendeve ku ka shërbyer si Ambasador, si në Gjermani ashtu edhe në Greqi. /abcnews.al
Presidenti vlerëson diplomatin Bashkim Zeneli me titullin “Mjeshtër i madh”
schedule19:59 - 13 Korrik, 2018
schedule 19:59 - 13 Korrik, 2018