Presidenti Thaçi takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

schedule13:05 - 20 Nëntor, 2017

schedule 13:05 - 20 Nëntor, 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u takua në Kanada me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku merrte pjesë në në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg diskutuan për gjendjen e sigurisë në rajon. Thaci informoi Stoltenberg për fushatën që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për përfshirjen e komunitetit jo shumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai tha se roli i NATO-s në garantimin e paqes në rajon është i pazëvendësueshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!