Presidenti serb Vuçiç për zgjedhjet vendore në Kosovë

schedule16:23 - 23 Tetor, 2017

schedule 16:23 - 23 Tetor, 2017

Fitorja e Listës serbe në nëntë komuna në kosovë në kuadër të zgkjedhjeve vendore, ka sjellë një reagim entuziast të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili të dielën u bëri apel serbëve në Kosovë që të dilnin të votonin.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se serbët me votimin në zgjedhjet vendore në Kosovë të dielën, treguan se ishin në gjendje të vlerësojnë punën dhe u kujdesën për mbrojtjen e interesave të tyre, por gjithashtu ata njohin rëndësinë e momentit dhe të vendimeve që bëjnë. Vucic komentoi se Lista Serbe fitoi në raundin e parë në nëntë nga 10 komunat ku serbët janë shumica dhe se vetëm njëra prej tyre shkon në raundin e dytë, ndërsa në shumicën e komunave shqiptare vetëm tre kryetarë komune do të zgjidhen në raundin e parë.
Presidenti serb Vucic i cili të dielën u bëri apel serbëve në Kosovë që të dilnin masivisht në votime, ka uruar me anë të një bisede telefonike fituesin e komunës së Mitrovicës Veriore duke e konsideruar si një sukses të madh.
Kreu i shtetit serb shtoi se ata që synonin përcarjen e serbëve kanë dështuar dhe se madje as nuk e kuptonin rëndësinë e fitores së të dielës. Por sipas tij Lista serbe dëshmoi se serbët në Kosovë janë të bashkuar dhe se nuk munden lehtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!