Presidenti serb Aleksandër Vucic ka premtuar se shumë shpejt do të bëjë publike atë që u bisedua në takimin me ndihmëssekretarin amerikan të shtetit Hoit Brajan Ji, gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd. Së shpejti do të bëhet publike biseda mes kreut të shtetit serb Aleksandër vucic dhe diplomatit amerikan Hot Brajan Ji gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd. Lajmi është konfirmuar nga presidenca serbe e cila thekson se Vucic e ka kundërshtuar disa herë dhe shumë qartë ndihmës sekretarin amerikan të shtetit. Po sipas deklaratës së presidencës serbe, biseda ka qenë e hapur dhe Yee lavdëroi reformat ekonomike dhe konsolidimin fiskal të kryer nga qeveria e Vuçiç duke u shprehur optimist për përparimin e vazhdueshëm në rajon në të ardhmen. Por ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike gjithashru shprehu shqetësimin për faktin se Serbia ishte me një këmbë në rrugën drejt BE dhe, nga ana tjetër, drejt një aleance me Rusinë. Dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një temë diskutimi me Yee që bëri apel që të vazhdojë. Pas takimit të martën, i cili zgjati një orë e gjysmë, presidenca serbe tha për Tanjug se biseda ishte “absolutisht e hapur dhe e ndershme”. Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit të hënën mori pjesë në Samitin e 17-të Ekonomik Serb në Beograd dhe shkaktoi një seri reagimesh me deklaratat e tij, përfshirë atë që Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige nëse dëshiron të bashkohet me BE”.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!