Presidenti serb Vuçiç: Do të jemi pjesë e BE në 2023

schedule11:55 - 10 Nëntor, 2017

schedule 11:55 - 10 Nëntor, 2017

Presidenti serb Aleksandar Vuçic deklaroi se në muajin dhjetor të këtij viti do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Rusi ku do të takohet me homologun e tij rus. Ai shtoi se do të bisedonte me Putin për marrëdhëniet mes dy vendeve, politikën, ekonominë por dhe për gjithçka që po ndodh në rajon, Evropë dhe në mbarë botën. Duke komentuar deklaratën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker se Serbia mund të bashkohej me BE’në deri në vitin 2025, Vuçic tha se kjo ishte “inkurajuese”. Ai theksoi se kishte kërkuar data konkrete që varen nga të dyja palët, vendimi i shteteve anëtare dhe nga qëndrimi ndaj Kosovës. Por ai e gjykoi pozitivisht faktin që presidenti i Komisionit Europian të llogarisë në Serbinë si anëtare të BE’së para vitit 2025 duke thënë se për herë të parë po paraqitet një skicë e qartë e të ardhmes së Serbisë./abcnews.al