Presidenti serb Aleksandër Vuçiç akuzon SHBA

schedule16:43 - 19 Tetor, 2017

schedule 16:43 - 19 Tetor, 2017

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç akuzoi SHBA se po i ushtrojnë presion vendit të tij pasi çminuesit e trajnuar nga amerikanët do të shkonin në Siri nën drejtimin e Rusisë. 

Çminues serbë të trajnuar dhe të mbështetur financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgohen në Siri, por nën drejtimin e Rusisë. Kjo sipas presidentit Serb Aleksandër Vuçiç është dhe arsyeja kryesore se pse Shtetet e Bahskuara të Amerikës po ushtrojnë presion ndaj vendit të tij si dhe të përplasjes së ambasadorit amerikan në Beograd me ministrin serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin. Gjithësesi presidenti serb shtoi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, prandaj dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj Beogradit.
Vuçiç këmbënguli se po bën gjithcka që vendi i tij të ruajë pavarësinë në çdo aspekt dhe për të mbrojtur interesat e serbëve. Kreu i shtetit serb bëri apel që serbët të mos lodhen duke vendosur se nga cila anë duhet të rreshtohen por thjesht të përqendrohen në interesat e tyre dhe të vendit të tyre.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!