Presidenti Meta u shërben gjelin fëmijëve të “Zyber Hallulli”

schedule16:17 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 16:17 - 30 Dhjetor, 2017

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, i shoqëruar nga Kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Ansi Agolli, vizitoi Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë të cilëve u shpërndau dhurata simbolike në prag të festës së ndërrimit të viteve.

 

Ka veshur përparësen e kuzhinierit dhe po pret gjelin e detit.

Këtë rol Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi ta marrë për të kënaqur të vegjlit e shtëpisë së fëmijëve Zyber Hallulli në Tiranë.

“Festat e fundvitit janë ditë reflektimi dhe solidariteti, prandaj duhet më shumë vëmendje dhe dashuri për fëmijët jetimë. Ata i kanë dhe do t’i kenë gjithmonë dyert e hapura në Institucionin e Presidentit të Republikës.”

Presidenti i Republikës u interesua për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë e në mësime, duke i porositur që sa më shumë të mësojnë, aq më të ditur e të aftë do të jenë në të ardhmen, duke u bërë personalitete në shkencë, kulturë, sport, dhe falë talentit të tyre, ndoshta edhe artistë e intepretues të shquar.

Kreu i shtetit ndoqi një koncert të shkurtër me këngë, kërcime dhe poezi të përgatitur enkas për këtë rast./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!