Presidenti Meta takon një grup studentësh e profesorësh amerikanë

schedule15:56 - 12 Maj, 2018

schedule 15:56 - 12 Maj, 2018

Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rëndësia që ka ajo për vendin tonë ishin në fokus të një takimi që kreu i shtetit Ilir Meta zhvilloi me një grup studentësh dhe profesorësh amerikanë të “Thornton Donovan School” të New York. Në një bashkëbisedim me studentët amerikanë, të cilët gjatë vitit akademik 2017-2018, e kanë vendosur Shqipërinë, shtet të studimit në kurrikulën e saj shkollore, Presidenti Meta iu përgjigj interesimit të tyre për vendin tonë, duke i njohur në veçanti me të kaluarën, nga një vend komunist i izoluar, në një demokraci të re, shtet anëtar i NATO-s dhe në rrugën për anëtarësim në BE. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj strategjik me SHBA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!