Presidenti Meta takohet me Forumin e Prodhuesve Shqiptarë

schedule16:45 - 12 Mars, 2018

schedule 16:45 - 12 Mars, 2018

Në takimin që zhvilloi me forumin e prodhuesve shqiptarë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, apeloi për më shumë mekanizma financiarë, fiskalë dhe promovues për prodhimin vendas dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe markave shqiptare.

Janë prodhuesë shqiptarë jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga Kosova e Maqedonia. Presidenti i Republikës i mbështeti në iniciativën e krijimit të Forumit të përbashkët si një domosdoshmëri e stadit aktual të zhvillimit ekonomik, sidomos në kuadër të axhendës sonë të përbashkët të anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ilir Meta: “Në mënyrë që ne në të vërtetë të arrijmë në një ndërgjegjësim dhe të reduktojmë të gjithë këto barrierat tarifore dhe që e pengojnë këtë integrim dhe mbështetje të produkteve shqiptarë pavarësisht nga kufijtë”.

Presidenti i Republikës në takimin që zhvilloi me Forumin e Prodhuesve Shqiptarë apeloi për më shumë mekanizma financiarë, fiskalë dhe promovues për prodhimin vendas dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe “brandeve” shqiptare, përfshirë certifikimin e tyre me destinacion eksportin në tregjet e qëndrueshme ndërkombëtare.

Ilir Meta: “T’i japim një prioritet dhe trajtim superior biznesit që merret me prodhim dhe eksport”.

Sipas kreut të shtetit, kjo është një mënyrë që të fuqizohet “Hapësira Ekonomike Mbarëkombëtare”, e cila do t’i paraprinte dhe ndihmonte krijimit të “Zonës Ekonomike Rajonale”, që duhet të funksionojë si një “paradhomë” e anëtarësimit në BE dhe integrimit të plotë ekonomik në Tregun e Përbashkët Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!