Presidenti Meta në Medvegjë

schedule16:26 - 26 Nëntor, 2017

schedule 16:26 - 26 Nëntor, 2017

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Jug të Serbisë. Kreu i shtetit aty është takuar me shqiptarët që jetojnë në Medvegjë.
Presidenti Ilir Meta, pa shumë pritje dhe forca të vogla policie arriti në Medvegjë nga Kosova. Qyteti ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë nuk ka patur asnjëherë mysafir kaq të rëndësishëm. Është quajtur vizitë private dhe e rëndësishme për të dy popujt. Do të flitet nga sporti e deri tek investimet.

Nikoqirët thanë se janë të lumtur që presidenti i Republikës së Shqipërisë qëndron në Serbi.

Zoran Stankoviç, trupi koordinues për jugun, qeveria e Serbisë: “Ne emër të qeverisë së Serbisë e kemi pritur presidentin shqiptar si një mik dhe do të diskutojmë për çështje jetësore për banorët këtu dhe për shqiptarët.”
Edhe pse agjenda thoshte se Meta nuk mund të filmohej, pas pak gjërat u relaksuan. Shëtitje nëpër banjën e braktisur të Sijarinës për të parë natyrën.
Meta u solli raki nga Skrapari dhe gazetarëve serb u tha mirëdita.

I pari i vendit takon shqiptarët e këtushëm dhe pyetjeve u përgjigj me humor./abcnews.al

 

https://youtu.be/MLm_QyAcNoA