Gjashtë muajt e luftës në Ukrainë kanë dëshmuar të jenë një “dështim i madh” i regjimit rus, sipas një deklaratë të presidentit lituanez Gitanas Nausedas, shkruan skynews.
Nausedas tha se misioni i Kremlinit nuk kishte shkuar sipas planit të tyre fillestar për shkak të llogaritjeve të gabuara të Vladimir Putinit dhe tani lufta po shkakton edhe më shumë humbje.
“Ne duhet të kuptojmë se këta gjashtë muaj janë një dështim i madh i regjimit rus. Qëllimi fillestar ishte pushtimi i Ukrainës brenda pak ditësh, pushtimi i Kievit, zëvendësimi i një qeverie dhe vendosja e qeverisë kukull në vend. Sigurisht, kjo ishte përmes llogaritjeve të gabuara të Vladimir Putin.
Dhe tani kjo luftë po vazhdon, duke sjellë humbje të shumta, vuajtje dhe shkatërrim të jetëve njerëzore, të ndërtesave dhe infrastrukturës civile. Por ky është çmimi që kombi ukrainas duhet të paguajë për këtë luftë të përgjakshme, për fat të keq, sepse kombi ukrainas po lufton për lirinë e tij,” tha presidenti i Lituanisë.
“Unë mendoj se kombi ukrainas po lufton gjithashtu për ne. Për lirinë e demokracisë dhe vendeve demokratike, sepse të gjithë e kuptojnë se nuk ka kufi me oreksin e Vladimir Putinit dhe regjimit të Kremlinit.
“Nëse ata do të kenë sukses në Ukrainë, do të ketë një vazhdimësi të këtij agresioni,” theksoi ai.
/abcnews.al