Presidenti Ilir Meta ka shkuar në familjen e Admir Bokrinës, i riu shqiptar që humbi jetën në tragjedinë e Genovas pas shembjes së urës Morandi. Presidenti tha se kjo tragjedi duhet të shërbejë për të parandaluar ngjarje të tilla në vendin tonë.
“Do marrim masa të forta që tragjedi të tilla mos të ndodhin në vendin tonë.”
Presidentit Ilir Meta e tha këtë gjatë vizitës në familjen e Admir Bokrinas në Oblike, i cili humbi jetën si shkak i shembjes së urës Morandi në Xhenova të Italisë.
Ilir Meta, President i Shqipërisë: “Sigurisht që në raste të tilla fjalët janë të pafuqishme për të shprehur edhe dhimbjen edhe ngushëllimin. Shpresojmë që solidariteti i shprehur edhe me familjarët e viktimave, ti bëjë edhe më të fortë për të përballuar këtë dhimbje të pazëvendësueshme.”
Presidenti i vendit Meta tha se një tragjedi e tillë që as kush nuk e donte, do të shërbejë si reflektim për veprat tona që të marrim masat për sigurinë tyre.
“Sigurisht që duhet të na shërbejë edhe neve këtu për reflektim. Për të parandaluar çdo cënim të sigurisë së veprave publike, jo vetëm sa i takon urave por dhe sa i takon edhe veprave të tjera të cilat kanë nevojë të verifikohen, të cilat kërkojnë marrjen e masave parandaluese në kohë.”
Admir Bokrina 30 vjeç dhe Marjus Djerri 21 vjeç janë dy shqiptarët që kanë humbur jetën kur u shemb ura Xhenovas./abcnews.al