Presidenti i Vllaznisë: Finalja e UECL tregues i ndikimit të sportit në ekonomi

schedule17:46 - 25 Maj, 2022

schedule 17:46 - 25 Maj, 2022

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë, në prag të finales së Conference League Roma-Feyenoord, ka thurur elozhe për FSHF dhe ka përcjellë edhe një mesazh për qeverinë, se me politikat e duhura mund të ketë vetëm të mira nga sporti.

“Finalja e madhe e “Conference League” në impiantin fantastik të “Air Albania” e ka vënë Tiranën dhe Shqipërinë në sytë e të gjithë botës. Kjo është një arritje e madhe falë punës së FSHF-së, UEFA-s, botës së sportit dhe e të gjithë aktorëve të tjerë të përfshirë.

Kjo finale vendos në dukje edhe njëherë se sa ndikim mund të ketë sporti në rritjen ekonomike dhe paraqitjen e vlerave më të mira te kombit tonë si: mikpritja dhe bujaria.

Nga ana e tjetër çdo nismë e qeverisë që mund të ndërmerret në të mirë të sportit, si ligji i sponsorizimeve, përmirësimi i infrastrukturës, nuk do të jetë absolutisht humbje, por vetëm fitim i ekonomisë së vendit, gjithëpërfshirjes së të rinjve dhe promovimin e vendit, dhe atëherë nuk do jetë e largët dita kur edhe skuadrat shqiptare mund të jenë pjesë e një finaleje te tillë. Fitoftë më i miri”, shkruan Xhaferi. / abcnews.al