Presidenti i Ukrainës ka falenderuar të gjitha shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB për Rezolutën që dënonte pushtimin e vendit nga Rusia. Zelensky ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, mes të cilëve ishte edhe Shqipëria.
“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter.
Grateful to all members of the UN Security Council ?? ?? ?? ?? ?? ?? ?? ?? ?? ?? ?? who voted to stop ?? treacherous attack on ?? & ?? Charter. The veto of ?? is a bloodstain on its plaque in the Security Council, the map of Europe & ?. Anti-war coalition must act immediately!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022
Pavarësisht kësaj, Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mundi ta miratojë rezolutën për shkak të vetos ruse.
Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, po shërben aktualisht si president i këshillit të këtij muaji. /abcnews.al