Presidenti i Starbucks jep dorëheqjen/Mediat: Kandidat kundër Trump

schedule12:50 - 5 Qershor, 2018

schedule 12:50 - 5 Qershor, 2018

Presidenti prej 40 vjetësh i kompanisë së njohur Starbucks, Hauard Schultz ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Mediat amerikane gjithnjë e më shumë këmbëngulin se ai do të jetë kandidati i demokratëve që do të largojë Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Ndryshime në Starbucks: Hauard Shulz nuk do të jetë më president ekzekutiv duke filluar që nga 26 qershori pas 40 vitesh si pjesë e kësaj shoqërie. Nën drejtimin e tij, Starbucks ka kaluar nga 11 pika shitjejenë 28 mijë në 77 vende të ndryshme të botës. Dorëheqja e tij shton zërat për nëj prezantim të mundshëm në politikë, një kundërshtar i fortë i Trump, Shulz mund të jetë një nga liderët e rinj të cilin demokratët po e kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar.

Shulz do të jetë në detyrë deri në 26 qershor për t’i lënë vendin Miron Ullman. Gjatë 40 viteve të tij në grup si administrator i deleguar dhe presidenti ai e ka transformuar Starbucks në një kolos botëror.

Vëmendja e mediave amerikane është përqendruar në lëvizjen e tij të radhës dhe pse deri në fund ai ka hedhur poshtë zërat për të qenë pjesë e garës në shtëpinë e Bardhë apo për ambicie politike. Por në një intervistë të fundit për Nju Jork Tajms ai pranon për herë të parë se dhe mund të jetë pjesë e politikës. Gjithësesi ai shton se ka ende një rrugë shumë të gjatë para, për të marë një vendim përfundimtar.

Duke folur për kreun e shtëpisë së bardhë ai e cilëson Trump si një President që krijon episode kaotike çdo ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!