Presidenti i ri, PS dhe opozita arrijnë dakordësi

schedule16:36 - 18 Maj, 2022

schedule 16:36 - 18 Maj, 2022

Maxhoranca dhe opozita arrijnë dakordësi për zgjedhjen e Presidnetit.

Ne bisedimet që u zhvilluan sot në Kryesinë e Kuvendit, opozita arriti të marrë eskluzivitetin e propozimit të emrave për President, deri në raundin e 3.

Në seancën e së hënës, më 23 maj, Partia Socialiste nuk do të propozojë asnjë kandidatë të saj, ashtu sikundër i kërkoi Enkelejd Alibaj.

“Në tre raundet e para propozojmë vetëm ne, pikë.”

Duke e theksuar këtë, Alibeaj u tregoi deputetëve të maxhorancës, dokumentin e tij për zgjedhjen e Presidentit, në të cilin parashikohen kriteret që duhet të përmbush emri i ri i Presidentit, e gjithashtu formulën e zgjedhjes së tij.

Lexo edhe: Presidenti, Duka: Do t’i gjejmë 20 firma e do ua sjellim kandidatin, ju digjeni po deshët, do u shohim nga televizori

Por çfarë parashikon drafti i Alibajt? Pa përjashtuar asnjë grup parlamentar, në dokumentin e Alibeajt parashikohet që opozita propozon 4 kandidatë për President, që vinë nga fushat të ndryshme.

Në fazën e dytë përfshihet maxhoranca pasi do të jetë ajo që përzgjedh 2 kandidatë që gëzojnë besimin më të madh.

Procesi rikthehet në Kuvend sërish, ku ngrihet një komision i posaçëm me 6 anëtarë, 3 të maxhroancës dhe 3 të opozitës, që do të shqyrtojnë 2 kandidatët. Ky komision të zgjedhë njërin prej dy kandidatëve, që më pas do të votohet në seancë parlamentare.

Kjo procedurë ndiqet në dy raundet, nëse gjatë të seancës së të hënës nuk kandidati i propozuar nuk merr minimalisht 84 vota.

Sipas dokumentit, nëse maxhoranca prish këto rregulla, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces dhe Presidentin e zgjedh PS me vetëm votat e saj.

Që procesi do të shkojë në këtë fazë, aleatët e PD-së nuk patën asnjë dyshim.

“I bindur që maxhroanca do ta zgjedhja vetë.”

Megjithatë nisur nga sot, pritet që opozita të bëjë të ditura kandidaturat e saj dhe të nisin bisedimet konkrete me maxhorancën.

“Jemi gati që sot pasdite të mblidhemi.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!