Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i ri, Kosova përsëri në zgjedhje?/ Analisti: Skenar i Kurtit, do të djegë politikisht Vjosa Osmanin

schedule17:19 - 5 Janar, 2026

schedule 17:19 - 5 Janar, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mandati i së cilës përfundon në mars, ka kërkuar zyrtarisht mbështetje për një mandat të dytë në krye të shtetit, ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ekziston mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

Në emisionin “Balkan Update” në ABC News, analisti Azdren Shala vlerësoi se deklaratat e Kurtit përbëjnë një skenar politik që mund të çojë në krizë institucionale, veçanërisht rreth postit të presidentit.

Sipas tij, mungesa e reagimit nga partitë opozitare dhe nga vetë Presidentja krijon hapësirë për tensione të reja politike dhe rrezik për bllokadë të institucioneve shtetërore.



“Lajmi këtu qëndron një fakt që këtu nuk kanë folur ende partitë opozitare, apo Presidentja Vjosa Osmani, por ka folur Albin Kurti. Ky është një skenar i Kurtit, që kërkon të shembë postin e Presidentit. Në mendjen e tij bluan diçka tjetër. Nëse kërkon vërtet zgjedhje, do krijojë krizë për postin e Presidentit. Fitorja nuk i mjafton.

Kurti ka vetëm një synim, që ta lërë vendin pa dy pushtete, legjislativin dhe gjyqësorin, vetëm që të qeverisë ai si monark. 9 muaj kemi pasur bllokadë sepse nuk kanë dashur negociata me Kurtin, partitë opozitare duhet që të reagojnë. Unë mendoj që ata janë të frikësuar, por duhet të maten mirë në veprimet që duhet të bëjnë. Kurti eksperimenton keq”, tha Azdren Shala./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!