Presidenti i Rajonit të Puglia-s: Edi Rama, një nga liderët më të rëndësishëm të Europës

schedule08:41 - 4 Shtator, 2021

schedule 08:41 - 4 Shtator, 2021

Presidenti i rajonit të Puglia-s në Itali Michele Emiliano, e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si një ndër liderët më të rëndësishëm në Evropë. Gjatë nënshkrimit të një nisme të përbashkët për universitetet, Emiliano tha se Rama ka afruar komunitetin e tij me Bashkimin Europian.

Pas lëvdatave për kryeministrin, zyrtari italian tha se edhe shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë shumë përpara.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania jua në Pulja është një herësh për të qenë krenar. Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitet tona. Miqësia duhet kuptuar në çdo formë në çdo çast. Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë, të kemi një ide më të qartë për sistemin universitar. Do keni mundësi të përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëjë këtë për shkak të historisë dhe mëyrës sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij. Si e ka afruar komunitetin e tij ndaj BE. Ne jemi miq të Shqipërisë, pa asnjë ngurim, pa nëse dhe pa por. Jemi në dispozicion të tyre për çdo nevojë që kanë. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë sot nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka.

Ne e dimë që miqësia si të gjitha ndjenja duhet të kultivohet çdo ditë. Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ato kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para. Unë kam qenë në Tiranë para shumë vitesh dhe ta shohësh si, një metropol të madh, një qytet ku arti, kultura, sipërmarrja, shëndetësia. Janë bërë shumë përparime në shumë fusha. Angazhimet që do të merrni për sipër duhet ti mbani. Ne duhet ti bëjmë gjërat mirë deri në fund sepse Shqipëria e meriton,” deklaroi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!