Presidenti i PSG “elozhe” për skuadrën: Është një moment i veçantë, arritëm kulmin e historisë së Ligue 1

schedule15:53 - 28 Maj, 2023

schedule 15:53 - 28 Maj, 2023

Barazimi 1 me 1 i mbrëmjes së djeshme, ndaj ekipit të Strasbourg ishte mëse i mjaftueshëm për “gjigandët” francezë të PSG, për t’u shpallur kampion për të 11-tin vit radhazi në Ligue 1, teksa arritën të siguronin matematikisht titullin.

Për mediat, pas përfundimit të ndeshjes dhe shpalljes kampion, disa fjalë për suksesin e ekipit të tij i tha dhe Presidenti, Nasser Al-Khelaifi, i cili tha se ndihej shumë krenar për ekipin e tij, të cilët arritën të siguronin titullin e 11-të në historinë e tyre.

“Natyrisht që është një moment historik për Paris Saint-Germain. Ky titull, i 11-ti francez shpërblen të gjithë punën e bërë për 12 vite tani. Arritëm kulmin e historisë së Ligue 1 dhe tejkalimi i një legjende si ajo e Saint-Etienne, diçka për të cilën jemi krenarë. Më vjen mirë t’i shpërblej të gjithë ata, menaxherët, lojtarët, stafin dhe tifozët, të cilët, veçanërisht që nga titulli i parë në 1986, kanë kontribuar për ta bërë këtë klub një pikë referimi”,- u shpre Al-Khealifi në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!