Presidenti i Parlamentit Europian Tajani pret Ramën

schedule17:14 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 17:14 - 5 Dhjetor, 2017

Gjatë vizitës në Bruksel, Kryeministri Rama u prit nga Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, i cili vlerësoi reformat e ndërmarra deri më tani, duke veçuar atë në drejtësi. Rama theksoi se Tirana ka bërë detyrat e shtëpisë dhe pret hapjen e negociatave. Në daljen e përbashkët para kamerave, Tajani njoftoi se në pranverë do të jetë në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Italishtja e Edi Ramës lejoi Presidentin e Parlamentit Europian të shprehej në gjuhën e tij amtare, në daljen para gazetarëve që pasoi takimin e përbashkët në Bruksel. Antonio Tajani vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht atë në drejtësi. Ndërsa Kryeministri theksoi se është paraqitur me detyrat e shtëpisë të bëra.
Presidenti i Parlamentit Europian, njoftoi gjithashtu se në pranverë do të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë, ndërsa mori edhe mirësjeardhjen paraprake nga Rama./abcnews.al

 

https://youtu.be/UhFCutbkwOg

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!