Presidenti i La Liga për rastin “Negreira”: Problemi më i madh në historinë e futbollit spanjoll, i raportuam UEFA-s

schedule23:28 - 21 Mars, 2023

schedule 23:28 - 21 Mars, 2023

Presidenti i La Ligës ka bërë thirrje të ashpra ndaj Joan Laporte.

“Rasti Negreira është problemi më i madh në historinë e futbollit spanjoll. Dhe Barcelona gjithashtu. Ne përgatitëm të gjitha dokumentet dhe i dërguam në prokurori, i raportuam UEFA-s çfarë po ndodhte. Ne duam që situata të jetë e qartë.

Thjesht mendimi se dikush mund të ndikojë në rezultatet është tashmë një vepër penale. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka të qartë. Nuk na intereson kush është fajtori, Barcelona apo ndonjë klub tjetër. Mosveprimi do të dëmtojë më shumë reputacionin tonë.

Nuk kam komunikuar me Laportën. Ai duhet t’i shpjegojë veten gjithë botës së futbollit, anëtarëve të klubit, klubeve të tjera dhe jo vetëm presidentit të La Ligës.

Një orë e gjysmë pas publikimit të lajmit, Barça lëshoi ​​një deklaratë për shtyp ku thuhej se të gjitha klubet po bënin diçka të ngjashme. Është e vështirë të shpjegohet.

Vetë kreu i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll duhet të largojë Laportan. mendoj se ai duhet të shkarkojë Laporta”, tha Javier Tebas. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!