Presidenti i Kosovës Thaçi në Berlin: Nuk ka dialog pa SHBA

schedule14:49 - 29 Prill, 2019

schedule 14:49 - 29 Prill, 2019

Para nisjes së këtij samiti, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë as dialog dhe as marrëveshje me Serbinë, pa praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa kryeministri Haradinaj konfirmoi se me Thaçin i ka koordinuar qëndrimet që do të mbajnë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj përfunduan takimin e tyre me bashkatdhetarët në Berlin të Gjermanisë.

Thaçi e Haradinaj janë pyetur për publikimin e një draft-marrëveshje ku thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Kreu i shtetit është përgjigjur se me palën Kosovare nuk ka folur ende asnjë.

Ai theksoi se nuk ka ndonjë dokument apo draft dhe as informacion apo marrëveshje. “Ajo që është me rëndësi është që ne kemi thënë çdo herë se Kosova i ka qëllimet e veta dhe besoj se edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa presidenti Thaçi është e pyetur nëse për të do jetë e pranueshme një marrëveshje ku do përfshihet edhe korrigjimi i kufijve. Ai u përgjigj shkurt duke thënë se:

Nuk ka dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vend i pavarur dhe sovran”.

Haradinaj ndërkohë konfirmoi për gazetarët se ai dhe presidenti Thaçi kanë koordinuar qëndrimet që do të mbajnë në samitin e Berlinit. Më parë gjatë paradites Haradinaj vizitoi Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Ai është pritur nga stafi diplomatik i ambasadës dhe nga disa qytetarë. Por para se të nisë fjalimin kryeministri Haradinaj kishte vërejtje të madhe për trajtimin që po iu bëhej shtetasve kosovarëve në ambasadë.

Kush është konsull këtu…çfarë janë gjithë ata njerëz te dera në pritje…unë po çohem”, është shprehur i nervozuar Haradinaj.

I menjëhershëm ishte arsyetimi i konsullit i cili tha se pranimi i kërkesave të qytetarëve bëhet pas orës 13:00, por kjo nuk i pëlqeu aspak kryeministrit Haradinaj. Konsulli para se të largohej nga takimi për tu marrë me kërkesat e qytetarëve në ambasadë, falënderoi kryeministrin për vërejtjet. Ndërkohë mirëseardhjen kryeministrit ia kishte uruar më parë ambasadori Beqë Cufaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!