Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i Koresë së Jugut: Pushtimi rus është shkelje e ligjit ndërkombëtar

schedule09:13 - 29 Prill, 2023

schedule 09:13 - 29 Prill, 2023

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka thënë se është e nevojshmë të ndihmojnë Ukrainën në luftën me Rusinë dhe se Seuli po shqyrton opsionet për dërgimin e mjeteve vdekjeprurëse në Kiev.

Yoon tha se pushtimi rus ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të ukrainasve.

“Ne duhet të dëshmojmë se përpjekje të tilla nuk do të kenë kurrë sukses, për të bllokuar përpjekjet e mëtejshme që do të bëhen në të ardhmen,” tha ai.



Yoon u pyet për mundësinë që Koreja e Jugut të dërgojë ndihmë vdekjeprurëse për Ukrainën.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë dhe do të marrim masat e duhura për të respektuar normat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.

Tani për tani ne po monitorojmë nga afër situatën dhe po shqyrtojmë opsione të ndryshme,” theksoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!