Presidenti i Kinës Xi Jinping ka shprehur “ngushëllimet e tij të sinqerta për qeverinë dhe popullin britanik” në një deklaratë të lëshuar përmes mediave shtetërore, shkruan The Guardian.
“Xi Jinping, që përfaqëson qeverinë kineze dhe popullin kinez shpreh ngushëllimet e thella”, thuhet në një deklaratë. “Vdekja e saj është një humbje e madhe për popullin britanik.”
Deklarata, vuri në dukje se mbretëresha ishte monarkja e parë britanike që vizitoi Kinën dhe vlerësoi jetëgjatësinë e mbretërimit të saj si monarkja më jetëgjatë në historinë britanike.
“Xi Jinping theksoi se ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Mbretëri e Bashkuar”, thuhej në atë deklaratë, duke shtuar se ai ishte “i gatshëm të punonte me Mbretin Charles III për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe në dobi të dy shtete dhe popujt e tyre”.
/abcnews.al