Presidenti i Kinës uron më në fund Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

schedule15:24 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:24 - 25 Nëntor, 2020

Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar një mesazh urimi të mërkurën, presidentit të zgjedhur në SHBA, Joe Biden. Urimi i liderit kinez vjen më shumë se dy javë pasi mediat në SHBA raporton se gara u fitua nga kandidati demokrat.

“Promovimi i zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA nuk është vetëm në interesat themelore të të dy popujve, por gjithashtu plotëson pritshmëritë e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare,” citoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua të ketë thënë Xi në mesazh.

“Shpresoj t’i shoh të dyja palët të mbështesin frymën e mos konfliktit, mos-konfrontimit, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të favorshëm dhe të përqendrohen në bashkëpunim ndërsa administrojnë dhe kontrollojnë mosmarrëveshjet,” shtoi Xi, sipas Xinhua.

Më 13 nëntor, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, pa përmendur Xi, i ofroi Joe Biden dhe Kamala Harris-it,  urimet e Pekinit gati një javë pasi ata mbajtën fjalime për fitoren.  s.b/abcnews.al/