Presidenti i Kinës thirrje për bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

schedule14:55 - 8 Mars, 2022

schedule 14:55 - 8 Mars, 2022

Presidenti kinez Xi Jinping  ka reaguar së fundmi në lidhje me situatën e krijuar nga bombardimet ruse në Ukrainë. Xi Jinping  i shikon si shqetësuese dhe ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti kinez këto komentet i ka bërë në një takimi virtual me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Xi tha se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe tha se të tre vendet duhet të mbështesin bashkërisht bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini as nuk e ka dënuar dhe as falur veprimin kundër Ukrainës. Megjithatë Kina abstenoi nga një votim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!