Presidenti i Katalonjës nuk do të mbajë fjalim në Senatin Spanjoll

schedule21:10 - 25 Tetor, 2017

schedule 21:10 - 25 Tetor, 2017

Presidenti i Katalonjës, Karles Puixhdemon nuk do të mbajë një fjalim në Senatin e Spanjës me të cilin kishte të drejtë të kundërshtonte aplikimin e artikullit 155. Sipas autoriteteve të Katalonjës fjalimi nuk do ndryshonte asgjë nga qëndrimi i qeverisë spanjolle.

Presidenti I Katalonjës, Karles Puixhdemon në fund vendosi që të mos shkojë në Madrid të enjten e as të premten për të mbajtur një fjalim në Senatin e Spanjës. Lajmi është bërë I ditur nga autoritetet e rajonit autonom. Ky vendim është justifikuar me arsyetimin se fjalimi I Puixhdemon nuk do të ndryshonte asgjë pasi qeveria e kryeministrit Mariano Rahoi është e vendosur në aplikimin e artikullit 155 të kushtetutës që I lejon Spanjës të marrë kontrollin e plotë në Katalonjë.
Në këtë mënyrë presidenti I rajonit autonom nuk do të paraqitet të enjten në komisionin e dhomës së sipërme të Spanjës që vendosë masat kundër Katalonjës dhe as në seancën plenare të së premtes që do t’i miratojë ato. Këto ishin dy mundësi që I ishin dhënë Puixhdemon për të mbrojtur autonominë e rajonit dhe për të bindur ligjvënësit spanjollë që mos të mbështesin aplikimin e artikullit 155.
Ndërkohë, më herët mediat e Katalonjës raportuan se lideri I këtij rajoni do të shkonte në Madrid për të mbajtur një fjalim në Senat. Por sëfundmi çdo gjë u qartësua.
Të enjten është programuar një seancë e parlamentit katalanas ku parashikohet të jetë i pranishëm dhe Puidxhemont. Seanca është kërkuar nga partitë që mbështesin pavarësinë dhe objektivi është reagimi që Katalonja do të ketë ndaj Madridit. Këto parti kërkojnë që presidenti të shpallë pavarësinë e rajonit.
Qeveria konservatore e Mariano Rajoy synon të aplikojë për herë të parë në historinë spanjolle nenin 155 të kushtetutës për të shfuqizuar qeverinë e Katalonjës, të mbikqyrë parlamentin dhe të ketë nën kontroll policinë dhe mediat publike para mbajtjes së zgjedhjeve rajonale brenda gjashtë muajsh