Presidenti i Finlandës: Rusia po përdor armë më të rënda se Ukraina

schedule15:51 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:51 - 13 Qershor, 2022

Rusia dhe Ukraina po përdorin armë të rënda kundër njëra-tjetrës, por ato të Rusisë janë më të fuqishme, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto, shkruan BBC.

Duke folur gjatë një konference për politikën e sigurisë në Finlandë, Niinisto tha se Finlanda dhe vendet e tjera perëndimore kanë qenë të kujdesshme që të furnizojnë Ukrainën vetëm me armë që do t’i përdorte edhe Rusia, duke u siguruar që Perëndimi nuk mund të akuzohet për përshkallëzimin e situatës.

Por ai gjithashtu tha se armët ruse janë më fuqishme dhe moderne dhe përfshijnë bomba termobarike, të cilat ai i përshkruan si “armë të shkatërrimit në masë”. Armët termobarike janë shumë më shkatërruese se armët shpëthyese konvencionale të përmasave të ngjashme dhe kanë një ndikim shkatërrues.

Ukraina dhe vendet e NATO-s kanë akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e armëve të tilla gjatë konfliktit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!