Presidenti i Eurosig Kadri Morina tregon çfarë pa ditën e tërmetit në Thumanë, dhe telefonatën me Drejtorin e Emergjencave Civile

schedule19:00 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 19:00 - 29 Dhjetor, 2019

I ftuar mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi, Presidenti i EUROSIG/INSIG Kadri Morina, ndau disa momente personale që ai kishte përjetuar ditën e 26 nëntorit, kur tërmeti me fuqi 6.4 rihter, rrënoi mijëra banesa e la 51 të vdekur.

Si njeri i biznesit, Morina tha se edhe ai kishte dhënë ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti, ku nënvizoi faktin se zjarrfikësit nuk kishin asgjë për të përballuar katastrofën që kishte ndodhur. Po ashtu ai tregoi për biseden që kishte zhvilluar atë ditë me Kreun e Emergjencave Civile, Haki Çakon.

Pjesë nga biseda:

Juli Xhokaxhi: Çfarë kontaktesh keni patur me njerëzit që janë prekur nga tërmeti, jo si kompani sigurimi por si Kadri Morina sepse di që shumë biznesmenë dhe njerëz të fuqishëm kanë ndihmuar, kanë takuar njerëz, kanë parë nga afër se çfarë ndodh, po ju?

Kadri Morina: Me njerëzit që janë prekur nga tërmeti kam patur shumë kontakte. Në parim jam një njeri i ndjeshëm, psh po ju them një rast atë ditë që ndodhi tërmeti. Në 4 e gjysmë të mëngjesit jam zgjuar, kam hapur TV dhe në orën 7 të asaj dite jam ndjerë shumë keq kur i pashë njerëzit mbi pallate në Thumanë. Atëherë në orën 7.30 apo 8.00 kam qenë në Thumanë. Atje nuk kishte asnjë të siguruar. Në fakt shkova të shoh ngjarjen se mu duk se ishte shumë tmerr. Pashë që erdhën zjarrfikësit dhe për një moment vura re se nuk kishin asnjë gotë ujë të pinin, aty ishte pluhur e gjithçka, kur pashë këtë kam marrë Haki Çakon në telefon dhe i thashë: Do të jap 50 mijë euro vetëm për zjarrfikësit e për ata që po shpëtojnë njerëz. Sepse kishte shumë nevojë, zjarrfikësit po punonin në pluhur, donin të hanin diçka, ishin duke punuar në vështirësi. Kam qenë në mbështetje të shumë individëve dhe i kam ndihmuar ashtu si kam ndihmuar edhe në rast sëmundjeje pa ndodhur tërmeti e zjarri… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!