Presidenti i Egantias, Demrozi: Nuk do bëjmë shumë ndryshime, në Superiore objektiv Europa

schedule19:19 - 22 Maj, 2021

schedule 19:19 - 22 Maj, 2021

Egnatia, e ndërtuar rishtazi në nisjen e këtij sezoni, arriti sot të shpallet kampione e Kategorisë së Parë, pasi mundi minimalisht Dinamon në finalen e kompeticionit, të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes për RTSH foli presidenti i Egantias, Agim Demrozi, që tregoi objektivin për sezonin e ardhshëm.

“Emocion shumë i madh që kemi fituar titullin. Projekti ka nisur me ish-kryetarin e ndjerë, Memolla dhe dy bashkëpunëtorët e mi italianë. Deri tani është bërë një punë shumë të mirë si me moshat e skuadrën e parë e gjithashtu edhe me stadiumin. Shpresojmë me trofe edhe në Superiore.

Superiorja? “Kemi menduar dhe stafi nuk do të ndryshojë. Gjithashtu do të jenë 80% e skuadrës edhe me disa afrime të tjera. Ne synojmë që në Kategorinë Superiore të arrijmë në 4 vendet e para edhe pse e di që duket e vështirë, por ne kemi këtë objektiv”, u shpreh Demrozi. /abcnews.al