Presidenti i Chelsea nuk ndalet, “manjati” amerikan blen klubin e njohur në Francë

schedule19:36 - 22 Qershor, 2023

schedule 19:36 - 22 Qershor, 2023

Pasi bleu klubin e Chelsea në fillim të sezonit që sapo lamë pas, Presidenti i “bluve”, Todd Boehly ose më saktë, një grup investitorësh amerikanë, nën emblemën e kompanisë “BlueCo” kanë blerë dhe klubin e Strasbourg, klub i cili militon në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1.

Grupi i investitorëve e kanë bërë të ditur këtë transaksion me anë një të njoftimi për shtyp, teksa shkruajnë se ky investim strategjik do të forcojë praninën e tyre në futbollin evropian, krahas “bluve” të Chelsea.

“Është një nder për ne që jemi pjesë e këtij grupi historik. Ne jemi të përkushtuar të ruajmë trashëgiminë e Racing. Ky investim strategjik do të forcojë praninë tonë në futbollin evropian, krahas pjesëmarrjes tonë në Chelsea. Ne besojmë se mund të krijojë mundësi të mëdha për ndarjen e njohurive dhe aftësitë”,- thuhet në njofitmin e plotë për shtyp.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!