Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro vuri të premten veton në pjesë të një ligji që kërkon që qytetarët të mbajnë maska ndërsa ndodhen në ambiente publike gjatë pandemisë.
Kështu, përdorimi i maskave në qendrat tregtare, dyqanet, tempujt fetarë, institucionet arsimore dhe vendet e tjera të mbyllura ku njerëzit mblidhen nuk do të jetë më e detyrueshme.
Bolsonaro gjithashtu vuri veton ndaj gjobave ndaj personave që nuk mbajnë maska në vendet publike, si dhe për institucionet që nuk ofrojnë maska dhe dezinfektues duarsh për punonjësit.
Sidoqoftë, shtetet dhe bashkitë kanë autoritetin të imponojnë përdorimin e maskave për fytyrën. Në shtetet si Sao Paulo dhe Rio, maska kanë qenë të detyrueshme dhe ata që personat që nuk binden mund të gjobiten.
Masa e Bolsonaro-s vjen ndërsa vendi tejkaloi 1.5 milion raste me koronavirus të premten. Vendi i Amerikës Latine renditet i dyti globalisht për numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi pas SHBA.