Presidenti i Brazilit refuzon të vaksinohet kundër Covid

schedule08:28 - 28 Nëntor, 2020

schedule 08:28 - 28 Nëntor, 2020

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit edhe nëse ajo do të marrë aprovimin nga autoritetet shkencore të vendit të tij.

Bolsonaro shprehet se “Po ju them qartë, unë nuk do të vaksinohem. Është e drejta ime”.

Aktualisht Brazili është një ndër vendet më të prekura në botë nga pandemia me mbi 170 mijë viktima.

Bolsonaro shpesh herë është kritikuar për mënyrën sesi ai e ka menaxhuar pandeminë dhe në disa raste është përpjekur të nënvlerësojë dhe rrezikun e saj.

Në mes të korrikut ai u infektua me koronavirus dhe u shfaq në publik duke promovuar hidroksiklorokinën, një medikament që studimet tregojnë se nuk ka shumë efekt ndaj Covid-19./ abcnews.al