Presidenti i Azerbajxhanit i drejtohet Europës: Ju keni nevojë për gazin tonë

schedule11:26 - 27 Prill, 2024

schedule 11:26 - 27 Prill, 2024

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, mikpritës i bisedimeve të radhës të OKB-së për klimën, përdori fjalimin e kësaj të shtune për t’i dërguar një mesazh Europës se ajo ka nevojë për gazin e Azerbajxhanit.

Rezervat e karburanteve fosile në vend janë “një dhuratë nga perënditë”, tha Aliyev në një takim të ministrave në Berlin dhe shtoi se kjo është “ndihma e Zotit për Evropën”. Pritësi i negociatave COP 29, të cilat do të mbahen në nëntor në Azerbajxhan, tërhoqi vëmendjen për planet e Azerbajxhanit për të zgjeruar shfrytëzimin e gazit natyror.
Një analizë nga organizata joqeveritare Global Witness, në të cilën Politko kishte akses, sugjeron se planet e vendit do të gjeneronin emetime të dioksidit të karbonit të barabartë me prodhimin total vjetor të Rusisë. Aliyev mbrojti rritjen, duke e quajtur atë “përgjegjësi” e Azerbajxhanit për t’iu përgjigjur nevojave të Evropës.

“Ne po investojmë në rritjen e prodhimit të gazit sepse Evropa ka nevojë për më shumë gaz nga burime të reja,” tha ai. Aliyev vuri në dukje se tregjet evropiane do të kenë nevojë për naftë dhe gaz të Azerbajxhanit për shumë vite në vijim.

Ai gjithashtu deklaroi se vendi i tij përdor energjinë e gjelbër për të furnizuar rrjetin e tij. Kjo do të thotë, tha ai, se “të paktën pesë miliardë metra kub gaz shtesë do të eksportohen në Evropë”.

“Pra, në fakt është një situatë fituese”, theksoi Aliyev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!