Presidenti i Autoritetit Palestinez ka deklaruar se SHBA duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në ndalimin e sulmeve në Bregun Perëndimor Ka përfunduar takimi mes presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, presidenti i Autoritetit Palestinez i ka kërkuar SHBA-së të ndërhyjë për të ndihmuar në ndalimin e sulmeve në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin e pushtuar.
Dyshja u takuan në qytetin e Ramallah, në Bregun Perëndimor.
Rikujtojmë se Sullivan tha në një konferencë shtypi se dyshja do të diskutojnë “përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar stabilitetin në Bregun Perëndimor”, duke përfshirë përpjekjet për “përballjen me terrorizmin dhe mbështetjen e forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez përmes koordinatorit të sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez”.
Sullivan tha se SHBA do të ushtrojë presion ndaj Izraelit në mënyrë që kolonët ekstremistë të mbajnë përgjegjësi për dhunën kundër civilëve palestinezë./abcnews.al