Presidenti hap procedurat për plotësimin e vakancave në Kushtetuese

schedule13:26 - 8 Shkurt, 2018

schedule 13:26 - 8 Shkurt, 2018

Me krijimin e dy vakancave në trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta hap procedurat për plotesimin e tyre. Ky hap i Kreut të Shtetit erdhi pas vlerësimit të njoftimeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi vakancat e krijuara në këtë trupë gjyqësore. Aktualisht trupës së Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 2 nga 9 anëtarët e parashikuar në ligj, kjo për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi dhe dorëheqjes së Besnik Imerajt nga kjo trupë. Për këtë arsye, në mbështetje të Kushtetutës dhe parashikimeve të ligjit, Presidenti Meta pas hapjes së procedurave fton të aplikojnë të gjithë të interesuarit që plotesojnë kriteret. Por sa i takon anëtarëve të Kushtetueses kujtojmë se njërës prej tyre, gjyqtares Vitore Tusha i ka mbaruar mandati./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!