Për të tejkaluar bllokimin e krijimit të një qeverie të re në Gjermani, Presidenti Frank Valter Shtajnmajer i ka bërë apel partive në vend duke u thënë se pret që të jenë të gatshëm për dialog në mënyrë që ekzekutivi i ri të krijohet sa më shpejt. Sipas tij të gjitha partitë duhet ti shërbejnë vendit. Shtajnmajer theksoi se ata që prezantohen në zgjedhje duke kërkuar përgjegjësi politike nuk mund të tërhiqen në momentin që e kanë atë në duar, dhe kjo përgjegjësi nuk mund ti kthehet mbrapsht zgjedhësve. Pra partiitë duhet të shohin sjelljen e tyre
Partia socialdemokrate gjermane përjashtoi mundësinë e të qënurit pjesë e një koalicioni të gjerë qeverisës pas dështimit të negociatave për krijimin e një koalicioni të përbërë nga të Gjelbërit, liberalët dhe partia e Merkel. Socialdemokratët në vend të kësaj kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Dhe vetë kancelarja Merkel u shpreh në një intervistë televizive se është e gatshme të rikandidojë në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Ajo deklaroi se ishte skeptike për sa i përket krijimit të një qeverie minoriteti, që mbetet mundësia e vetme për të qenë në pushtet. Ajo tha se zgjedhjet e reja do të ishin një alternativë e kënaqshme./abcnews.al